Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në periferi të kryeqytetit. Mësohet një shkëmbim zjarri me armë ka ndodhur në fshatin Pezë të Tiranës.
Të dhënat paraprake flasin për një konflikt mes disa personave. Një person besohet se ka mbetur i plagosur rëndë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe një autoambulancë.