BallinaAktualitetPrej teje nuk ra Edi Rama, a ndihesh tradhëtare?/ Ja si përgjigjet...

Prej teje nuk ra Edi Rama, a ndihesh tradhëtare?/ Ja si përgjigjet Rudina Hajdari

eputetja e dalë nga lista e Partisë Demokratike që nuk pranoi të dorëzojë mandatin, Rudina Hajdari, është akuzuar shpesh në media dhe në rrjetet sociale se me ndërgjegjie apo jo po bën lojën e Edi Ramës për të mbajtur më këmbë qeverinë e tij me çdo mënyrë. Këtyre akuzave dhe dilemave ajo është përpjekur tu japë  i ka dhënë një përgjigje në studion e emisionit “Ekopolitikë”. Gazetari Besat Kadia I përcolli deputetes Hajdari pikërisht këtë shqetësim të shumë demokratëve, por përgjigjja e saj ishte se,  qëndrimi i saj në Parlament ka forcuar më shumë PD dhe demokratët. Ja dialogu mes gazetarit Kadia dhe deputetes Hajdari për këtë çështje.

Besart Kadia: Po shoh mesazhet që vijnë dhe nuk vijnë pak. Kryesisht janë demokratë që thonë pyete zonjën Hajdari a nuk ndihesh fajtore që prej teje nuk u largua kjo qeveri. Dhe je tradhtare për këtë këndvështrim.

Rudina Hajdari: Do ta them troç farë. Unë duke qëndruar në parlament kam forcuar PD dhe demokratët në tërësi sepse i kam dhënë legjitimitet faktit që ne duhet të qëndrojmë në parlament  dhe unë i përfaqësoj ata dhe do vazhdoj ti përfaqësoj ata. Kështu nuk besoj se kjo logjikë është e drejtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular