Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëroi se në protestën e ardhshme fjalën do të ketë sovrani. Në mbyllje të protestës, nga selia e PD, Basha tha se kjo është hera e fundit që i drejtohet kupolës socialiste me argumentin e arsyes.
Kryeopozitari Basha i bëri thirrje Ramës që mbajtjen e pushteti me dhunë ta harrojë, pasi shqiptarët nuk do ta lejojnë.
Basha: Janë plagosur disa protestues me faktura në kokë dhe plagë në kokë. Po i them sot Ramës dhe Lleshajt se do mbani përgjegjësi para ligjit. Asgjë nuk harrohet e fshihet. Përpjekja juaj tinzare për tia faturuar dhunën protestës kundër dhunës do të marrë përgjigjen e merituar.
Është mahnitëse për një popull të tërë të bashkuar kështu, të vendosur në mënyrën më të qartë dhe të prerë për vlerën evropiane, pa të cilën nuk ka Evropë, nuk ka Amerikë, nuk perëndim, por ka despotizëm lindor si ai që Edi Rama kërkon të instalojë në Shqipëri për të shkatërruar zgjedhjet, institucionet, për të shkatërruar investimin tonë euroatlantik.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotma është dita e fundit ku unë i drejtohem me argumentet e arsyes gjithë atyre me përgjegjësi, kupolës socialistë, sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju.
Basha thirrje Ramës: Sovranit dëgjoja zërin në protestën e ardhshme
Kthejna sovranit atë që i keni vjedhur sovranit, hapini rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Lereni sovranin të flasë me votë të lirë.
Lereni qytetarët të flasin me votë. Larghoi sic do ishin larguar liderët ballkanas. Lerëni popullin të flasë me votë ose ndjeja zërin në protestën e ardhshme.
Sot dua tju përsëris zotimin tim, të PD dhe opozitës së bashkuar se nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk pranojmë asgjë më pak se vlerat evropiane. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lërë sovranin të flasë me votë, ose dëgjoja zërin në protestën e ardhshme.
Kështu të gjithë bashkë edhe më të vendosur, ballë lart, para historisë le ta çojmë këtë betejë për Shqipërinë Evropiane drejt fitores së popullit.
Basha: Rama dhe banda e tij ta harrojë se do mbajë pushtetin me dhunë
Basha: Së pari dua tju falenderoj nga zemra për qytetarinë, shpirtin e qëndresës, për vendosmërinë që demonstruat sot me praninë që ka parrë Ballakni në një protestë për zgjedhje të lira, pa të cilat nuk ka demokraci.
Qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesmërja që po lind.
Mesazhi i parë i qartë është se Rama dhe banda e tij ta harrojë që ta mbajë pushtetin me dhunë duke dhunuar qytetarët.