BallinaAktualitetÇfarë po ndodh me Edi Ramën? Bën gjestin e çuditshëm në Lezhë....

Çfarë po ndodh me Edi Ramën? Bën gjestin e çuditshëm në Lezhë. Përsëriti fjalimin e kopjuar nga…

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Lezhë, në një kohë që Tirana do të presë protestën e shtatë kombëtare të opozitës kundër tij. Rama ndodhet në Lezhë për të prezantuar kandidatin për këtë qytet Pjerin Ndreu, i cili në fjalën e tij nuk e fshhu entuzasmin për kandidimin për këtë qytet.

“Është ai frymëzimi që ne do të bëjmë për Lezhën e bukur”, u shpreh Pjerin Ndreu gjatë prezantimit të tij për herë të parë përpara qytetarëve lezhjanë, teksa fjalën i dha Edi Ramës.

Po si rrallëherë ajo që ka bërë përshtypje ka qenë fakti se Edi Rama është shfaqur me letër në dorë, duke lënë të kuptohet se atë që po thotë në Lezhë e ka menduar prej ditësh.

‘’Më vjen shumë mirë që shoh kaq shumë njerëz, Pjerini që nuk rri dot me një vend, dhe nuk ka lënë vend për letër, unë dua që t’iu lexoj diçka”, u shpreh Rama në nisje të fjalës së tij.

Mirëpo Rama nuk tha asgjë të re për lezhjanët, dhe përsëriti fjalimin e kopjuar nga Albin Kurti, ‘’ne dhe ata”, ashtu siç ndodhi dhe gjatë ditës së djeshme kur bëri çeljen e fushatës në Parkun Olimpik në Tiranë.

“Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike kur ajo pendohet të hyjë në zgjedhje. Imagjeinoni cfarë rrumaplle do bëhej ky vend nëse zgjedhjet do shtyheshin sa herë do një parti. Imagjino çfarë çorapi do bëhej nëse do i hapej rrugë një politike qorre.

Imagjino ne të vinin dhe të thonin na jepni votën se për 4 vite do bëjmë kështu. Kjo nuk varet më nga ne, por sa mandate djegin ata që ikin rrugëve. ngaqë nuk fitojnë dot, thonë s’ka rëndësi kë do populli, por të ikni ju dhe të vijmë ne. Ku është parë kjo. Kjo nuk është parë askund dhe nuk ka për t’u parë as këtu. Ata janë pak, ne jemi shumë, ata janë dembelë,dëgjojini dhe bëjini të mendojnë.

Ata nxjerrin nga goja fjalë që nuk duhen përdorur.Janë të paaftë ndërsa ne nuk jemi të përsosur.Jemi njerëz si të gjithë. Jemi punëtorë dhe jemi të përkushtuar. E keni parë filmin Beni ecën vetë kur Beni bërtet në pyll me zë të lartë. Ashtu janë dhe ata, të alarmuar nga reforma në drejtësi”, tha Rama teksa lexonte fjalimin e shkruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular