Kandidati për kryetar për bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj tha se në përditshmëri merret me ndërmjetësim martesash kundrejt pagesës.
I ftuar në emisionin Xing me Ermalin, kandidati për kryetar nga Partia për Emigracionin, tha se ka pasur raste që ka marrë 2 milionë lekë për një ndërmjetësim.
Hazbi Kasaj: Unë në punën time të përditshme kam edhe zyrë martesash, martoj njerëz. Bëj punën e ndërmjetësit kundrejt pagesës.
Ermal Mamaqi: Me sa lekë i bashkoni?
Hazbi Kasaj: Këtë e kemi sipas kokës e qylafit.Ermal Mamaqi: Si i bashkon çiftet?
Hazbi Kasaj: Vjen mashkulli bën kërkesën, por më ka rastisur që ka pasur edhe femra që kanë kërkuar t’iu gjej një bashkëshort. Kur unë i bëj gati i sjell me prindërit ose vëllain, ose motrën dhe i fus në dhomën e rrëfimit. Në dhomën e rrëfimit zbërthehen vetë ata dhe raportojnë janë apo jo dakord. Nëse bien dakord unë kërkoj pagesën.
Ermal Mamaqi: Si i fut në një dhomë?
Hazbi Kasaj: Po, në dhomën e rrëfimit, futen me partneren dhe aty tregojnë aftësitë e tyre. Mashkulli tregon nëse është mashkull, apo është i skopitur. Nëse mashkulli del i papërgatitur, femra më thotë mua që ky nuk bën për mua dhe fillojmë me një tjetër.
Ermal Mamaqi: Femra e provon një herë mashkullin dhe pastaj vendoset. Po sa merrni për një ndërmjetësim?
Hazbi Kasaj: Ne bëjmë edhe falas, po mund të shkojë edhe 500 mijë, 1 milion.
Ka pasur raste edhe 2 milionë. Është me kualitete. Ne kemi zyra në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe po mendojmë të shtrihemi edhe jashtë Shqipërisë./tvklan.al