BallinaAktualitetMesazhi i ish deputetit para protestës: Larot e krimit nuk lenë kuisje...

Mesazhi i ish deputetit para protestës: Larot e krimit nuk lenë kuisje pa përdorur për të mbrojtur pushtetin…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji fton qytetarët t’i bashkohen protestës së organizuar sot nga opozita e bashkuar.  Në një postim në “Facebook”, Salianji shkruan se në ditën e zgjedhjeve, populli duhet të vendosë se kush meriton të zgjidhet  dhe jo se kur pushteti do të imponojë farsa formale.

“Skllavêria si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk e durojnë me gëzim! Ata jo vetëm s’marrin vesh çdo me thënë liri por ndjejne urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët” thoshte Konica, shkruan Salianji.

Ja postimi i tij i plotë:

“Skllavêria si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk e durojnë me gëzim! Ata jo vetëm s’marrin vesh çdo me thënë liri por ndjejne urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët” thoshte Konica.
Sot larot e krimit nuk lenë kuisje pa përdorur për të mbrojtur pushtetin personal dhe milionat e Ramës dhe kopesë së tij kriminale, përballë kanë një popull që për liri ka sakrifikuar gjakun e mijëra martirëve, larot e krimit le ta gëzojnë mbi zverk nënshtrimin, qytetarët do të luftojnë për liri, liria për të zgjedhur është themelore.

Zgjedhjet janë dita kur populli vendos se kush meriton të zgjidhet mbi bazën e ofertave politike dhe jo dita kur pushteti do të imponojë me farsa formale se cilët do të vjedhin dhe diktojnë jetën e qytetarëve për 4 vitet e ardhshme!

Sot, ora 19:00 të gjithë përpara selise të së keqes, për liri, për dinjitet, për Shqipërinë si Evropa!

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular