BallinaAktualitetKëshilli i Ambasadorëve të BE: Nuk ka negociata. Në Shqipëri nuk ka...

Këshilli i Ambasadorëve të BE: Nuk ka negociata. Në Shqipëri nuk ka vullnet të sinqertë për reforma.

Gazeta kryesore austriake Die Presse njofton sot se është marrë de facto vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Franca, Hollanda, Danimarka por edhe Gjermania janë kundër hapjes së negociatave.

Sot Këshilli i Ambasadorëve të BE do t’ja komunikojë këtë komisionerit Hahn. Një diplomat europian i tha Die Presse-s se kishte dyshime për vullnetin e sinqertë për reforma: “Shihni protestat në Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje? Dhe të mos harrojmë: ishte Komisioni Europian që para dy tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shteti nga krimi i organizuar” u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular