Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar “shpartallim”, për kryeministrin Edi Rama, publikimin edhe nga gazeta e njohur gjermane “Bild”, të fakteve kokëforta që provojnë ndikimin e bandave të armatosura në fitoren e Ramës në Shqipëri. Berisha i ka publikuar njerin pas tjetrit dy audiopërgjimet me këtë përshkrim:
Gazeta gjermane “Bild”, më e madhja në Europë, shpartallon Ramën dhe narkoshtetin e tij. Ajo publikon për herë të parë, përgjimet, të cilat faktojnë se bosi i mafies dhe vrasësi Astrit Avdyli cakton deputetët dhe fitoren e tyre.
PERGJIMI I PARE!Gazeta gjermane Bild, me e madhja ne Europe shpartallon Ramen dhe narkoshtetin e tij.Ajo publikon per here te pare pergjimet te cilat faktojne se bosi i mafies dhe vrasesi Astrit Avdyli cakton deputetet dhe fitoren e tyre. sb
Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 5. Juni 2019
PËRGJIMI I DYTË!
Bosi i mafies së klanit Avdylaj dhe vrasësi Astrit Avdyli, në telefon me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani (nr tel 0692069933) organizon takimin me Vangjush Dakon për të caktuar deputetët e Durrësit, konkretisht për të caktuar deputet, Ilir Ndraxhin. Ndiqeni bisedën!” nënvizon Berisha.
PËRGJIMI I TRETË!
Në përgjimin e tretë, kapobanda i klanit Avdylaj, vrasësi Astrit Avdyli, flet me vëllain e Ilir Ndraxhës, i cili pret të caktohet deputet i Durrësit. Vrasësi Avdylaj tregon në bisedë se si kanë caktuar kandidat për bashkinë e Shijakut, Elton Arbanën dhe tregon se si do të habisin Ramën me fitore spektakolare 10-0 në Durrës. Ndiqeni bisedën!”