BallinaKryesorePërgjimet/ Paloka: Nëse Rama nuk ikën, shqiptarët kanë të drejtë të bëjnë...

Përgjimet/ Paloka: Nëse Rama nuk ikën, shqiptarët kanë të drejtë të bëjnë çdo akt

Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’ kanë sjellë reagimin e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.

Me një shkrim në Facebook, Paloka shkruan se nëse Edi Rama nuk ikën, atëherë shqiptarët kanë të drejtë të ndërmarrin çdo lloj akti.

Ja postimi i plotë:

Per te qene realiste; ka ndodhur dhe me pare qe krimi te fuse hundet ne zgjedhje. Ka ndodhur dhe qe krimi te perdoret nga politikane te ndryshem ne interes te politikes. Por qe krimi te kontrolloje cdo hallke, te drejtoje e urdheroje deri kryeministrin, kjo ndodh vetem me nje qeveri dhe kryeminister si Rama.

Keto pergjime ne fakt vetem po demaskojne publikisht ate qe dihej boterisht; qe ky kryeminister e kjo qeveri jane teresisht ne sherbim dhe urdhera te krimit i cili i ka sjelle ne pushtet pikerisht per ti sherbyer.

Ky eshte Rama qe ben te fortin dhe arrogantin me te pamundurit e i lepihet e shtrihet barkas perpara krimit.

Po nuk u larguan , shqiptaret kane te drejte te ndermarrin cdo akt per ti shporrur.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular