BallinaAktualitetPërgjimet e Bild, Zëri i Amerikës: Edi Rama i doli në mbrojtje...

Përgjimet e Bild, Zëri i Amerikës: Edi Rama i doli në mbrojtje Vangjush Dakos

Në Shqipëri, disa përgjime pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të dyshuar për aktivitet në fushën e drogës, e të botuara gazetën gjermane Bild, kanë rikthyer dhe një herë temën e lidhjeve të zyrtarëve socialist në Durrës me elementë të krimit dhe ndikimin e këtyre të fundit në fushatën zgjedhore të vitit 2017. Përgjimet vënë në , si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.
Pas publikimeve të përgjimeve të para, në mënyrë të përsëritur kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mohuar njohjen tij me drejtuesit e grupit të Avdulajve, duke deklaruar se gjatë një fushate zgjedhore ai takohet me shumë njerëz. Në të njëjtën linjë, atij i ka dalë në mbrojtje dhe kryeministri Edi Rama, duke folur gjithashtu për kontakte rastësore gjatë aktiviteteve elektorale. Por publikimi nga gazeta gjermane Bild, i bisedave të përgjuara nga Prokuroria shqiptare, dëshmojnë se zoti Dako kishte shumë më tepër se një njohje rastësore me Astrit Avdulajn, madje dhe me një ish të dënuar për vrasje Vath Alla. Madje Avdylaj rezulton të ishte në dijeni dhe të takimeve që Dako zhvillonte me kryeministrin

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular