BallinaAktualitetPS anashkalon jehonën e përgjimeve të “Bild”, Manja: Shkelje kushtetuese rrjedhja e...

PS anashkalon jehonën e përgjimeve të “Bild”, Manja: Shkelje kushtetuese rrjedhja e materialeve

spot_img
spot_img

Te Partia Socialiste duan me patjetër që të dënojnë ata persona që shkaktuan një tërmet në Shqipëri, duke u kaluar përgjime të dosjes 399, gazetarëve të përditshmes gjermane “Bild”. Jehona e përgjimeve të publikuara ka shkaktuar një tërmet në shoqërinë shqiptare, ndërsa vihen në pah lidhjet e kësaj partie me krimin në Shijak.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja, foli për mediet në lidhje me komunikimin mes Astrit Avdylajt, pjesë e grupit kriminal të Shijakut, me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, por edhe zyrtarë të tjerë të administratës në Qarkun e Durrësit.

“Sot u bënë publike disa materiale përgjimi nga dosja 339 që aktualisht është në hetim. Nuk jam i shqetësuar për fatin e personave emrat e të cilëve përmenden në atë dosje, por jam i shqetësuar për dy gjëra: e para, agjencitë e zbatimit të ligjit (prokuroria dhe Policia Gjyqësore) duhet të vlerësojnë seriozisht çështjet e daljes në publik të sekretit hetimor dhe të kthehen në hullitë e zbatimit të ligjit, jo vetëm për të hetuar personat e përfshirë në dosjen 339, por edhe brenda vetes të gjithë ata prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore të cilët e kanë braktisur misionin e tyre kushtetues dhe kanë çuar dosjet në zyrat e PD-së. Kjo është thyerje e rëndë e sekretit hetimor. Kjo është vepër penale e dënueshme”, u shpreh Manja për mediet.

Gjithashtu, ai shtoi se në përgjime nuk është folur për vota.

“Nuk kam dëgjuar në këto materiale të flitet për vota, lekë ose leje. Por, nëse ka krim elektoral brenda, prokuroria ta çojë hetimin deri në fund dhe të vërë përpara përgjegjësisë këdo që ka shkelur ligjin penal. Të mos mbarset mjedisi politik me të pavërteta apo gjysmë të vërteta që çojnë në destabilizimin e vendit. Është bërë normë që i serviren opinionit publik nëpër portale të ndryshme anonime që kërkojnë ta spostojnë vëmendjen nga problemet reale”, u shpreh Manja, i cili më shumë shqetësim ka për rrjedhjen e in formacionit se sa për lidhjet që klanet mafioze kanë me kryebashkiakun Durrësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular