BallinaKryesoreKisha Ortodokse Serbe gjen aleat diktatorin e Sirisë, Bashar al Asadin

Kisha Ortodokse Serbe gjen aleat diktatorin e Sirisë, Bashar al Asadin

Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad ditë më parë ka pritur një delegacion të nivelit të lartë të Kishës Ortodokse Serbe (SPC) , me patrikun Irinej në krye. Nikoqir i tij ishte patriku e Antiohisë dhe i gjithë Lindjes, Jovanin e Dhjetë, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.

Siç bëhet publike përmes sajtit të SPC-së, “presidenti Asad ka thënë se ajo me të cilën përballen Siria dhe Serbia, kur bëhet fjalë për ndërhyrje të jashtme dhe përpjekjen për të minuar sovranitetin dhe qenien e tyre shoqërore, si dhe këmbëngulësinë e popullit të të dy vendeve në ballafaqimin me përpjekje të tilla, përbën bazë solide për ndërtimin e e dialogut dhe të bashkëpunimit popullor që vendos themelet për raporte afatgjata në interes të të dy popujve”.

Kreu i SPC-së ka “vlerësuar lart mbështetjen parimore dhe të fuqishme të presidentit Bashar al Asad për Serbinë në lidhje me Kosovën dhe Metohinë”.

Bashar al Asad cilësohet nga studiuesit e zhvillimeve politike në botë si njëri ndër diktatorët më të vrazhdë të kohës, rikujton Koha.net.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular