BallinaKryesoreKjo krizë politike zgjidhet vetëm me “një krizë tjetër”

Kjo krizë politike zgjidhet vetëm me “një krizë tjetër”

Kriza aktuale ne te cilën gjendemi, kuptohet tashme, ajo është e paprecedent dhe mund te sjelle qe te vihemi përballë një situate te padëshirueshme nga askush.
Nëse ka akoma vullnet dhe moral  politik brenda kësaj politike te amoralshme .
Ne emër te interesit kombëtar dhe ruajtjes se pluralizmit politik dhe institucional.
Ne emër te ardhmes Europiane te fëmijëve tanë.
Kjo krize zgjidhet ne shume mënyra edhe pa “shkelur kushtetutën“ si edhe thuhet një rruge e mundshme ,artificiale kuptohet, me vullnet te përbashkët për te dale nga ky ngërç i tille do te ishte:
HAPI I.
Te gjithë kandidatet për kryetar bashkie, kandidatet për këshillat bashkiak me vendim politik te japin dorëheqje pranë KQZ.
Tërheqja e tyre edhe nëse nuk lejohet ligjërisht sjelle vakum institucional dhe
KRIZE ZGJEDHORE, këtu fillon zgjidhja e krizës aktuale, krijohet mundësi e shtyrjes zgjedhjeve.
HAPI II.
Kryeministri jep dorëheqje, e domosdoshme ne një shtet Europian Perëndimor pas fakteve te dala për manipulim te zgjedhjeve te 2017.
HAPI III.
Krijohet Qeveri Tranzitore për te siguruar anën teknike për zgjedhje te lira, kundrejt paketës se afruar nga opozita me shtesa qe mund te kërkohen nga pala tjetër.
HAPI IV.
Krijohet tryeze politike gjithëpërfshirëse partiake për te bere te mundur me dialog krijimin strukturor ligjor zgjedhor
-Ndryshime kushtetuese.
-Ndryshimin e kodit zgjedhor dhe te sistemit aktual zgjedhor.
HAPI V.
Zgjedhje parlamentare dhe vendore brenda vitit 2019. Është teknikisht tepër e thjeshte dhe me më pak shpenzime .
HAPI VI.
Palët duhet te  bien ne dakortesi qe:
Ne Pranvere te vitit 2020 te mbahet referendum për formën e regjimit.
-Republike  Parlamentare.
-Republike  Presidenciale.
-Mbretëri Parlamentare.
Mbajta e referendumit nen drejtimin e Qeverise Tranzitore.
HAPI VII.
Zgjidhet Kryetari i shtetit.
HAPI VIII
Krijohet Qeveria legjitime e dale nga zgjedhjet e vitit 2019 e njohur nga te gjithë palët kundrejt një pakti bashkëpunimi kombëtar Mazhorance – Opozite për te bere te mundur.
Reforme ne drejtësi, shtet ligjor për një lufte te përbashkët kundër krimit dhe korrupsionit.
Bashkëpunim për reforma ekonomiko -sociale për te dale nga kriza ekonomike dhe shoqërorë e gjithanshme ku jemi dhe për tu dhanë fund problematikave te pazgjidhura gjate këtyre 30 viteve.
Bashkëpunim për te bere te mundur anëtarësimin e vendit për ne BE etj.
MERR FUND TRANZICIONI.
Kuptohet kjo është baza e një alternative zgjidhje. Ekspertet e fushave përkatëse mbi këtë baze, ne mënyrë paralele për çdo hap, plotësojnë dhe shtojnë teknicitetet e duhura.
Afrohet:
Ne respekt te gjithë qytetareve shqiptare qe presin zgjidhje te krizës dhe ne mos respekt te atyre qe kane mundësi për ta zgjidhur krizën dhe nuk e bëjnë një gjë te tille për interesa te ngushta politike apo personale.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular