BallinaAktualitetZaev zbulon kërcënimet e Ramës ndaj Gjermanisë, per destabilizim të Ballkanit me...

Zaev zbulon kërcënimet e Ramës ndaj Gjermanisë, per destabilizim të Ballkanit me kufijtë e Kosovës

“Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa gjermanët frikësohen nga kërcënimet e Edi Ramës për ndryshime të mundshme kufijsh, të cilat mund të destabilizojnë rajonin”.

Kështu tha për gazetarët në Bruksel kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

“Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova. Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”, deklaroi Zaev.

Kryeministri maqedonas parlajmëroi se nëse Maqedonia e Veriut nuk merr një datë për fillimin e negociatave, qeveria rrezikon të rrëzohet: “Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të rrëzohet Qeveria. Kjo qeveri e qëndrueshme me një sërë vendimesh pozitive, ka gjasa ta humbasë menjëherë shumicën në Kuvend. Kjo pasi u premtuam deputetëve se do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara”.

Ndërkohë, eurokomisioneri për zgjerimin Johanes Hahn, në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së u përpoq të nxisë një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular