BallinaAktualitetMedia amerikane "shkund" Ramën, i kërkohet dorëheqja: Shqipëria nën kontrollin e krimit...

Media amerikane “shkund” Ramën, i kërkohet dorëheqja: Shqipëria nën kontrollin e krimit të organizuar

Pas publikimeve të gazetës më të madhe në Europë “Bild” dhe pas artikullit të djeshëm të revistës prestigjoze kanadaze “Vice”, sot një tjetër media ndërkombëtare i dedikon një shkrim situatës në Shqipëri.

Është portali amerikan “Citizen Truth”, i cili në një artikull me titull: “Një tjetër skandal shkund Edi Ramën, i kërkohet dorëheqja”, portali në fjalë i cili tronditëse ato çfarë dëgjohen në audiopërgjimet e fundit.

“Bisedat tronditëse tregojnë shkallën e korrupsionit dhe përfshirjen e krimit të organizuar në qeverinë shqiptare. Gazeta gjermane “Bild”, një prej gazetave më të rëndësishme dhe më të lexuara në Evropë, botoi gjashtë biseda telefonike të përgjuara mes Astrit Avdylaj, një anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare në rajonin e Durrësit, Shqipëri”, shkruan “Citizen Truth”.

Më pas media amerikane shton:

“Bisedat tregojnë qartë manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 përmes blerjes së votave, kërcënimeve dhe financimit të fushatës së Partisë Socialiste. Ata gjithashtu tregojnë se si krimi i organizuar ka qasje të drejtpërdrejtë dhe kontroll mbi krerët e disa institucioneve të qeverisjes vendore në Shqipëri, të cilët pastaj i kthejnë në favore ndërsa politikanët vendosin veten në dispozicion të plotë të bandave. Për më tepër, në një nga bisedat e botuara nga BILD, ajo tregoi se Avdylaj madje caktoi deputetë në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. Shqipëria është nën kontrollin e krimit të organizuar. Skandalet që vendi ka dashur të durojë gjatë gjashtë viteve të qeverisë së Edi Ramës kanë qenë të shumëfishta”, raporton Syri.net.

“Citizen Truth i rikthehet edhe një herë fenomenit të kanabizimit të vendit, teksa shprehet: “Gjatë qeverisë së Ramës, në të gjithë vendin dhe në çdo cep të Shqipërisë, kultivimi i tregtisë së paligjshme të kanabisit shpërtheu, duke prodhuar të ardhura prej 5 miliard eurosh nga 2013-2016. Paratë të cilat më pas përdoreshin për të blerë vota dhe për të siguruar një rrjet kriminal për sigurimin e fitoreve në çdo zgjedhje”.

* Autore e shkrimit është Dr.Francesca Norton, analiste politike, aktiiviste e të drejtave të njeriut dhe autore e shumë arikujve dhe analizave në median ndërkombëtareare.

Artikulli i plotë në origjinal:

https://citizentruth.org/another-scandal-rocks-albanias-edi-rama-prompting-calls-for-resignation/?fbclid=IwAR2VWDcwWSCzgVRvMkqt5dtyiQqtdx0cRvJ0N81l09HTkxvPUaemWJT0beA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular