BallinaAktualitetKërkesa e aleatëve të PD për Ilir Metën: Zgjedhjet të shtyhen deri...

Kërkesa e aleatëve të PD për Ilir Metën: Zgjedhjet të shtyhen deri më…

Të mërkurën, pas daljes së përgjimeve të reja të dosjes 339 nga gazeta gjermane “Bild”, aleatët e Partisë Demokratike, i bënë thirrje Presidentit të Republikës Ilir Meta që të shtyjë datën e zgjedhjeve me 6 muaj.
“I kërkojmë Presidentit të Republikës, si autoriteti kushtetues i vetëm i këtij vendi, i cili duhet të garantojë unitetin e popullit; i cili duhet të garantojë një shoqëri demokratike e pluraliste; i cili duhet të garantojë nga pikëpamja kushtetuese një shoqëri që bazohet mbi votën e lirë, të deklarojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj”, tha Fatmir Mediu.
Në qoftë se Presidenti i Republikës ka deklaruar që është i gatshëm, në qoftë se do të ketë
mirëkuptim politik, ne sot kuptojmë që nuk ka mirëkuptim nga pushteti i krimit. Prandaj është e rëndësishme që të shtyjmë zgjedhjet për 6 muaj dhe të ndërtojmë një qeverisje tranzitore”, shtoi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular