BallinaLifestyleShakira paraqitet në gjykatë, ja akuzat ndaj saj...

Shakira paraqitet në gjykatë, ja akuzat ndaj saj…

Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira është paraqitur në gjykatën e Spanjës për t’iu përgjigjur akuzave për evazion fiskal. Prokurorët pohojnë se këngëtarja ka shmangur pagesën e 14.5 milionë euro të tatimit mbi të ardhurat, të cilat ajo i fitoi ndërmjet viteve 2012 dhe 2014.

42-vjeçarja bashkëshortja e futbolistit të njohur Gerard Pique ka shangur gazetarë, fotografë dhe kamera televizive në ndërtesën e gjykatës në Esplugues de Llobregat duke hyrë nëpërmjet garazhit.

Akuzat ndaj saj u ngritën dhjetorin e kaluar për kohën kur Shakira kishte jetuar në Katalonia, por përfaqësuesi i këngëtares ka thënë se ajo nuk kishte jetuar në Spanjë deri në vitin 2015 dhe se i kishte paguar të gjitha detyrimet e saj tatimore.

Kjo është hera e dytë në vetëm dy muaj që Shakira paraqitet në gjykatë. Në maj ajo ishte po ashtu në gjykatë për shkak se u padit për plagjiaturë të këngës “La Bicicleta”, por padia u hodh poshtë pasi u konfirmua se kënga nuk kishte plagjiaturë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular