BallinaAktualitetTërmeti jo i rastësishëm i Bild, Tiede komenton per Der Spiegel vendimin...

Tërmeti jo i rastësishëm i Bild, Tiede komenton per Der Spiegel vendimin e Metës

Ata që e njohin gazetarinë gjermane, e dinë se gazeta më e madhe europiane, Bild, dhe revista më e madhe europiane, Spiegel, nuk e preferojnë shumë njëra-tjetrën.

Megjithatë, gazeta në krahun e djathtë dhe revista në krahun e majtë, kanë prodhuar kaq shumë raportime të rëndësishme, investigime dhe analiza që kanë sjellë jo pak ‘tërmete’ në Gjermani dhe përtej.

Këtë herë ishte radha e gazetës Bild që me dy shkrime të saj, të shkaktonte tronditje në Shqipëri. Por Spiegel nga ana tjetër, në një shkrim ku thekson se demokracia është në krizë në Shqipëri, i jep meritat e duhura shkrimeve të Bild, madje poston një link për përgjimet.

Shkrimet janë meritë e Peter Tiede, gazetarit gjermanolindor, që u bë hero në Shqipëri, madje emri i tij shihej nëpër parullat e protestës së ditës së shtunë. Vetë Tiede reagoi pasi kreu i shtetit, Ilir Meta vendosi të anulojë zgjedhjet, ndërsa emri i gazetarit gjerman shihej në duart e protestuesve.

“Presidenti i Shqipërisë ka anuluar datën e zgjedhjeve (jo për shkakun tim… shpresoj). Dhe pastaj kjo. Jam i prekur- por ky është një nderim shumë i madh… Unë jam vetëm një gazetar. Faleminderit”, shkruan ai.

Për ata që dinë të lexojnë situatat, e dinë se ‘tërmeti’ që erdhi nga gazeta më e madhe gjermane, Bild, nuk është krejt i rastësishëm. Për më tepër, kur thuhet se tërmeti nuk di të ndalet pasi gazetari i saj, Peter Tiede ka paralajmëruar të tjera ‘bomba’.

Gjermanët janë njerëz që ecin vetëm me plan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular