Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime. Dua të them që në fillim dy të vërteta:
1. Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor.
2. Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës.
Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t’i provojë:
Ai po përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike.
Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.
Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj.
Edi Rama nuk do që të flitet për krimin, drogën dhe vjedhjet e tij të përditshme. Ai nuk do që të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Çyrbet dhe Shullazët, për Gjiknurët, Manjat dhe Lalët.
Edi Rama po kërkon të vërë në skenë një telenovelë me dramacitet zgjedhor dhe presidencial, me shpresën që të harrohet fakti, se Astrit Avdylaj është de fakto kryetari i Partisë Socialiste të Durrësit, kryebashkiaku i Durrësit, kryepolici, kryedoganieri dhe kryetatimori i Durrësit.
Ky, është fakti më i rëndësishëm politik i gjashtë viteve të fundit: fakti që provoi shkrirjen në një të krimit, Partisë Socialiste dhe qeverisjes socialiste.
Basha: Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Shkarkimi i Metës, bllof i Ramës
RELATED ARTICLES