BallinaKryesoreEdi Rama vijon grushtin e shtetit ndaj institucioneve

Edi Rama vijon grushtin e shtetit ndaj institucioneve

Nga Orjola Pampuri

Sikur te mos i mjaftonin pergjimet e gazetes gjermane Bild, ku dilnin ne pah superskandale, prej te cilave minimalisht Edi Rama duhej te dorehiqej, merr persiper te shkarkoje dhe Presidentin. Dhe jo vetem, por ka marre peng cdo institucion, dhe e ka vendosur ne favor e ne mbeshtetje te skandaleve te tij.
Nderkohe institucionin me te rendesishem, parlamentin e mban peng edhe pse eshte ne shkelje te kushtetutes, duke qene qe nuk permbush numrin e plote te deputeteve sic e parashikon kushtetuta.
Nga ana tjeter, zgjedhjet ne baze te kushtetutes zhvillohen vetem nese dekretohen nga Presidenti i Republikes, i cili ka te drejte te plote te c’dekretoje cdo vendim i cili ka te beje me stabilitetin e vendit. Situata ne Shqiperi po precipiton prej muajsh nga momenti kur opozita u largua nga parlamenti dhe me fakte kerkoi parreshtur dhe kerkon doreheqjen e kryeministrit, te perfshire ne afera korruptive dhe bashkepunim me bandat e krimit ne shitblerjen e votes.
Gjithashtu nje shkelje tjeter institucionale, eshte edhe refuzimi nga KQZ i dekretit te Presidentit.
Te gjitha keto shkelje te renda provojne grushtin e shtetit, me ane te te cilit kryeministri po tenton te mbaje me dhune karrigen e tij.

E vetmja zgjidhje kushtetuese eshte c’dekretimi i dates se zgjedhjeve, e vetmja e drejte eshte vendimi i Presidentit, e vetmja rruge do te jete shperndarja e Parlamentit, largimi i Edi Rames, krijimi i nje qeverie tranzitore, dhe me konsesus mes paleve vendosja e nje date per zgjedhje parlamentare dhe lokale.

Kjo eshte rruga qe e con procesin drejt nje vijimesie institucionale.

Cdo propozim apo tentative tjeter, e njeanshme, apo marionetave te Rames, con ne destabilitetin e situates, cka nuk eshte ne te mire te vendit e qytetareve.

Ja qe cdo fakt qe opozita, shpalosi ne te gjithe keto muaj, e keto 6 vite u vertetua qartesisht. Me kete kryeminister i cili merr peng cdo institucion te shtetit, per taperdorur ne favor te tij, me kete kryeminister i cili nuk mund te pranoje gare te paster, por vetem te mbeshtetur nga figura banditesh, me kete kryeminister i cili nuk pyet per qytetaret kur behet fjale per interesat e tij personale, me kete kryeminister i cilin mohon kedo e gjithcka kur qellimet e tij nuk realizohen.

Edi Rama, ne kete beteje do te gjendesh i vetem, i humbur e i rropatur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular