BallinaAktualitetKriza/Reagon kreu PLL, Shpëtim Axhami: Të shqetësuar për vendimin e sotëm të...

Kriza/Reagon kreu PLL, Shpëtim Axhami: Të shqetësuar për vendimin e sotëm të KQZ

Kriza e krijuar pas anulimit të datës së zgjedhjeve më 30 qershor ka krijuar tashmë ngërçin politik në vend por dhe institucional sa i përket organit që do të organizojë zgjedhjet. Vendimi i shumicës socialiste për ta quajtur antikushtetues dekretin e Metës dhe vazhdimin e procesit zgjedhor ka bërë që të reagojë edhe Partia Lëvizja e Legalitetit përmes kryetarit të saj z.Shpëtim Axhami.
Deklarata e kreut të PLL Shpëtim Axhami
Mbledhja e sotme e KQZ vërtetoi me se miri shqetësimin e ngritur nga ana jone here pas here, për një KQZ te (pa) varur totalisht nga politika aktuale, ku çdo vendim merret pas sms-ve  qe vijnë nga selite e subjekteve politike.
KQZ është thjesht administratori kryesor i zgjedhjeve.
Votimi i katër prej anëtareve te KQZ ,duke e quajtur te pavlefshëm dekretin e Presidentit është NUL, kjo si tejkalim i kompetencave te këtij komisioni dhe aq me tepër kur behet fjale për një dekret te kryetarit te shtetit. Pavarësia e komisioneve ne gjitha nivelet sjell vetëm demokraci.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular