BallinaAktualitetMeta shfuqizoi dekretin e zgjedhjeve, Erion Braçe: Krim kushtetues

Meta shfuqizoi dekretin e zgjedhjeve, Erion Braçe: Krim kushtetues

spot_img
spot_img

Numri dy i qeverisë, Erion Brace ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Me një shënim në “Instagram”, zëvendëskryeministri Braçe e cilësoi veprimin e Presidentit të Republikës se “krim kushtetues”, që  deformon rendin demokratik.

Postimi Braçes:

PUSHTET PA ZGJEDHJE, PUSHTET SA TE DUASH, PUSHTET ME KE TE DUASH! E DREJTA PER TE ZGJEDHUR ME VOTE QEVERINE E QEVERISJEN VENDORE,

DOEMOS QENDRORE, U SHFUQIZUA SOT! Kjo eshte risia kushtetuese qe kerciti sot! Krim me te madh kushtetues se ky, nuk ka! Deformim me te rende demokracise, nuk i ka bere kush!

Imagjinoni, ne 2021, PS te dale e te thote; nuk e dua daten e zgjedhjeve, madje nuk marr pjese ne zgjedhje, i bie te rrije pa fund ne pushtet ose, deri kur te gjithe te bejne zgjedhjet sic PS do!

Precedenti u legjitimua sot!

Tani mbyllni pak syte, kthehuni pas ne 2013-ten; PS hyri ne zgjedhje pasi e vrane keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje pasi e vodhen, i morren pushtetin pertej zgjedhjeve, duke i shfuqizuar ato, keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje pa patur kerkend ne KQZ, zero!

Ne nuk jemi keta! NE NUK DUAM PUSHTET PA ZGJEDHJE! NE KURRE NUK E KEMI BERE E KURRE NUK DO NDODHE QE TI SHFUQIZOJME SHQIPTAREVE TE DREJTEN PER TE ZGJEDHUR!

Ndaj, #30QERSHORI ESHTE RRUGE E NISUR, KUSHTETUTSHMERISHT, LIGJERISHT, NUK NDALET, NUK SHFUQIZOHET,

ESHTE E DREJTE THEMELORE! Pushtet pa zgjedhje nuk ka me! Ka vdekur qysh ne 2017-ten!

Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances legjitime, krimin kushtetues! Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances legjitime, krimin kushtetues qe i heq shqiptareve te drejten per te zgjedhur me vote dhe, i detyron te pranojne pushtet te pa votuar. Kerkush nuk mund ti imponoje vendit ndaljen, stopimin ne perpjekjen historike per #DREJTESITEBARABARTEPERTEGJITHE! Pabarazia para ligjit, Imponuar fort nga nje sistem drejtesie politik, partiak, i korruptuar jo vetem po rrenon vendin, shoqerine dhe ekonomine, duhet te marre fund tani!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular