BallinaAktualitetPS thërret mbledhje të jashtëzakonshme të KQZ-së

PS thërret mbledhje të jashtëzakonshme të KQZ-së

Pas bërjes publike të dekretit të Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjes, Edi Rama ka nisur hapet për ta kundërshtuar këtë vendim.

Pasi zhvilloi mbledhjen e kryesisë, ku është shprehur se do të kërkojë shkarkimin e presidentit Ilir Meta, një tjetër veprim ka ardhur nga mazhoranca. Rama ka urdhëruar dy anëtarët e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba dhe Bledar Skënderi që të thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme të institucionit.

‘Nënkryetari i KQZ-së, z. Denar Biba dhe anëtari z. Bledar Skënderi kanë thirrur mbledhjen e KQZ, sot në orën 12:00.

Faleminderit!’, thuhet në një njoftim nga KQZ-ja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular