BallinaAktualitetZgjedhjet pa opozitën, Meta: Shqipëria po shkon drejt rrezikimit të paqes dhe...

Zgjedhjet pa opozitën, Meta: Shqipëria po shkon drejt rrezikimit të paqes dhe sigurisë në vend

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të sqaruar se pse ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta u shpreh se në këtë situatë Shqipëria rrezim të shkojë në një situatë përshkallëzuese që mund të sjellë përplasje.

‘Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të tensionit real dhe e konsideroj këtë si rrezik serioz për paqen sociale në vend.

Detyra kushtetuese e Presidentit është të garantojë unitetin’, tha Meta.

‘Zgjedhja e kushtetutbërësit, është e lidhur ngushtë me rolin e tij si përfaqësuesi i unitetit të popullit.

Kushtetutbërësi ka vendosur që data e zgjedhjeve duhet të jetë ditë bashkimi dhe jo përçarjeje.  Ndaj Presidenti, me dekret, ka caktuar datën 30 qershor si datën e fillimit të zgjedhjeve për zgjedhjet.

Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese dhe për ta rënduar edhe më shumë këtë zgjedhje, edhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksionit.

E gjithë kjo gjendje është shumë shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin. Si president kam bërë që aktorët politikë të bëjnë përpkjet për realizimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve kyçe për çeljen e negociatave.

Me keqardhje konstatoj se palët politike reflektojnë thellim të përçarjes midis tyre.

Nga njëra anë mazhoranca pretendon të shkojë e vetme në zgjedhje dhe opozita nga ana tjetër nuk pranon të hyjë në zgjedhje.

‘Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të tensionit real dhe e konsideroj këtë si rrezik serioz për paqen sociale në vend.

Detyra kushtetuese e Presidentit është të garantojë unitetin.

Ndërkohë që në zgjedhjet e fundit për organet vendore, forcat politike që përbëjnë sot bllokun opozitar kanë siguruar 46% të votave ndërkohë që PS dhe aleatët e saj kanë siguruar 43%. Referuar këtyre të dhënave, organizimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës, cenon disa parime të veçanta kushtetuese. Konkretisht, Kushtetuta jonë përcakton parimin e pluralizmit politik’, tha Meta.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular