BallinaAktualitetPas Bild, vjen "The Guardian": Eksponentë të PS, të lidhur me krimin...

Pas Bild, vjen “The Guardian”: Eksponentë të PS, të lidhur me krimin e organizuar

Gazeta më e madhe në Britani të Madhe dhe me ndikim në gjithë botën “The Guardian”, shkruan se kryeministri Edi Rama po e zhyt vendin në krizë të plotë.
Gazetar i The Guardian pasqyron vendimet e kreut të qeverisë, si nisma që mund të sjellin probleme për integrimin e vendit në BE.

“Një kosh basketbolli zbukuron dhomën e pritjes jashtë zyrës së tij të punës, ndërsa brenda zyrës, muret janë të mbuluara me skica me ngjyra të ndezura që Rama i vizaton teksa punon në tryezën e tij. Njëri prej tyre është një imazh i Alastair Campbell i shfaqur si heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu hipur mbi kali me shpatë në njërën anë dhe një iPhone në tjetrën. Rama e emëroi Tony Blairin si frymëzuesin e tij kryesor politik dhe e angazhoi Campbellin si një konsulent politik. Të dy mbeten “miq të mirë”, tha ai.

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të shtyhen, ndërsa Rama ka këmbëngulur se do të vazhdojë pa opozitën, duke thënë se ai nuk dëshiron të shpërblejë protestat në rrugë. Këtë javë do të votohet në parlament për të shkarkuar presidentin, duke e zhytur vendin në një krizë të plotë kushtetuese, në një kohë që diskutimet në BE për hapjen e negociatave janë në një pikë kyçe.
Nuk kaloj muaj pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish-ministër i brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi disa përgjime në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë të Partisë Socialiste të Ramës.
Rama nuk pranoi të thoshte nëse ai do të ndëshkonte kryetarët e bashkive, duke pretenduar se ata nuk mund të mos e dinin se bashkëbiseduesi i tyre ishte një figurë kriminale, pasi ai u arrestua më pas me akuzën për trafik droge.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular