I nxehti afrikan pritet të prekë Shqipërinë gjatë kësaj jave, pasi temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë në fundjavë.
Meterologët paralajmërojnë se nga dita e mërkurë deri në fundjavë do të kemi rritje graduale të temperaturave duke bërë që ditën e premte dhe të shtunën të kulmojnë me vlerat 38-39 Gradë Celsius.
Nga ana tjetër mjekët bëjnë apel për të treguar kujdes gjatë kësaj periudhe, kryesisht të moshuarit, por edhe fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell gjatë periudhës së pikut. Personat më të riskuar janë kryesisht persona që kanë sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare, sëmundje renale, sëmundje të sistemit respirator.