BallinaAktualitetPas takimit me Metën, Milo: Zgjedhjet e njëanshme, kompromentojnë hapjen e negociatave

Pas takimit me Metën, Milo: Zgjedhjet e njëanshme, kompromentojnë hapjen e negociatave

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo pas takimit me presidentin Ilir Meta tha se zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Në një deklaratë për mediat, Milo u shpreh se zgjedhjet e njëanshme kompromentojnë hapjen e negociatave.

Paskal Milo: Ndamë së bashku shqetësimin se Shqipëria duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe se zgjedhje të cilat duhet të kontribuojnë në kushtet që BE i ka vendosur Shqipërisë për të hapur negociatat për anëtarësim. Në rast të kundërt çdo tentativë për të bërë zgjedhje të një anshme do të kompromentonte hapjen e negociatave me BE, gjë që nuk do të ishte mirë për Shqipërinë dhe të ardhmen evropiane. Nuk ka rëndësi kur bëhen zgjedhjet, rëndësi ka që ato të bëhen sipas standardeve, të plotësojnë kriteret demokratike dhe të jenë të lira.

Milo u shpreh se ai si kreu i kësaj force politike do të vazhdojë takimet me presidentin dhe palët politike për ti shërbyer zgjidhjes së krizës politike.

Paskal Milo: Ne do të vijojmë të takohemi jo vetëm me Presidentin e Republikës, ne shprehim gatishmërinë tonë për t’u takuar me të gjitha subjektet politike për ta trajtuar me shumë përgjegjshmëri krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria, me qëllim që të gjejmë, zgjidhjen më të përshtatshme, më të domosdoshme. Prandaj demokracia sociale është e hapur për të zhvilluar takime edhe me PS edhe me të gjitha partitë e tjera politike, gjithmon me mendimin se Shqipërisë në këto momente të vështira i duhet të dëshmojë urtësi, klasës politike, përgjegjshmëri, me qëllim që gjithnjë të mbizotërojë interesi kombëtar, mbi interesat politike të veçanta, të subjekteve politike.

Më tej Milo tha se ndonëse është në një aleancë tashmë të deklaruar me PS-në, kjo nuk e ndalon atë që të vërë në fillim interesat kombëtare të qytetarëve të vendit, që duan një Shqipëri të qetë dhe me stabilitet.

Paskal Milo: Unë në ç’ka po shpreh përfaqësoj partinë Demokracia Sociale. Jam dhe vazhdoj të qëndroj në aleancë tashmë të deklaruar, por kjo nuk do të thotë që unë të mos jem i lirë që të shpreh pikëpamjet e mia në emër të partisë, jo për interesin imediat të partisë që përfaqësoj, por në radhë të parë vëmë interesin kombëtar. Duam që Shqipëria të ketë stabilitet politik, duam që Shqipëria të shmangë çdo lloj përplasje politike, apo edhe sociale, që do të ishte një fatkeqsi tjetër për vendin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular