BallinaAktualitetGazeta kryesore gjermane Frankurter Allgemeine Zeitung: Rama po luan zjarrvënësin në rajon

Gazeta kryesore gjermane Frankurter Allgemeine Zeitung: Rama po luan zjarrvënësin në rajon

Gazeta kryesore gjermane, Frankurter Allgemeine Zeitung, në një shkrim të korrespondentit Michael Martens mbi çeljen e negociatave për BE nga Maqedonia, argumenton se Edi Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin çka ka shkaktuar shqetësim në Shkup e në qeverinë “mike” te Zoran Zaevit.

Edi Rama kërcënon pas kulisave se në rast se Maqedonia ‘shkëputet’ nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave, atëhere Rama do shtrojë çështjen e Shqipërisë së Madhe, pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera, përfshi edhe ato të Maqedonisë.

Gazeta, si dhe më parë, përsërit se pengesa për Shqipërinë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e nivele të larta qeveritare, ndërsa pë Maqedoninë, e cila arriti marreveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapërcyeshme.

Në rrethana të tjera fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular