Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri mohon se vendimi i tij për tu tërhequr nga zgjedhjet lokale ishtë një manovër e imponuar nga Partia Socialiste. Për këtë, Beqiri ka publikuar mesazhet e mbërritur në celularin e tij nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe përfaësuesi ligjor i PS në KQZ, Eridian Salianji.
Petro Koçi: “Që Shqipëria të shpëtojë nga konspiracioni anti-kombëtar i Berishës dhe Metës, duhet t’i qëndrojmë ofrt Kushtetutës dhe Kodit. Meta mund të çdekretojë çdo dekret të deritanishëm. Kështu çdekretohet, Republik, shteti. Mos u thyeni nga presioni i 14 Shtatorit”, shkruan ai në grupin e përbashkët të Whats App.
Eridian Salianji: “Idajet vlerësojë dhe njëherë qëndrimin tënd për tu tërhequr nga procesi zgjedhor, pasi dekreti i Presidentit është absolutisht i pavlefshëm dhe nuk ndjellë asnjë pasojë në ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Dhe nuk është ide e mirë të të ndahesh nga koalicioni ASE në zgjedhjet e 30 Qershorit”, thekson Salianji.