BallinaAktualitetParashikimi i yjeve për ditën e sotme, e shtunë 15 qershor 2019

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e shtunë 15 qershor 2019

spot_img
spot_img

DASHI
Gjatë kësaj dite do afroheni më tepër me partnerin tuaj. Disa prej
jush do dalin edhe nga një fazë mjaft delikate e cila ua kishte ftohur
lidhjen. Mos e lini për nesër rregullimin e problemeve financiare, sot
është dita e duhur.

DEMI
Falë Venusi, jeta juaj në çift do të ndriçojë sot. Nëse keni kohë që
jeni bashkë, do keni një rizgjim të pasionit. Mos u gënjeni nga
reklamat e bukura dhe të shpenzoni pa menduar sepse do pendoheni
shpejt.

BINJAKET
Përpjekjet që keni bërë kohët e fundit për të kaluar vështirësitë që
iu kishin dalë në çift do japin frytet e veta. Falë pozicionimit të
mirë të Plutonit, do jeni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe situata
financiare do jetë e mirë.

GAFORRJA
Jeta në çift do jetë mjaft harmonike sot. Do ndiheni mirë falë
përkujdesjes së atij që keni në krah. Në planin financiar duhet të
mendoheni mirë para se të hidhni një hap.

LUANI
Mërkuri do ndikojë pozitivisht në jetën sentimentale të çifteve.
Komunikimi do të shtohet dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Financat
nuk do jenë të qëndrueshme, kështu që shmangni çdo lloj operacioni ose
transaksioni.

VIRGJERESHA
Prioritet sot do këtë qëndrueshmëria në çift. Do tregoheni pak më
tolerantë dhe të hapur me atë që keni në krah. Situata financiare do
përmirësohen ndjeshëm.

PESHORJA
Atmosfera në çift do jetë më harmonike gjatë kësaj dite. Nuk keni të
ardhura të tjera përveç atyre që merrni në punë nuk duhet të
ndërmerrni operacione të mëdha financiare.

AKREPI
Pritet që klima në çift të jetë më e ngrohtë gjatë kësaj dite dhe
tensioni që ekzistonte në çift të shuhet. Edhe ju dhe partneri duhet
të tregoheni më të sinqertë më njëri-tjetrin. Financat do fillojnë të
përmirësohen ndjeshëm.

SHIGJETARI
Do ndiheni më shumë se kurrë të dashuruar me partnerin tuaj sot.
Shprehini sa të mundni ndjenjat në mënyrë që edhe ai ta kuptojë
rëndësinë që ka për ju. Dielli do iu ndihmojë ta organizoni më me
shumë kujdes buxhetin.

BRICJAPI
Venusi do bëjë çmos gjatë kësaj dite që ta mbrojë jetën tuaj
sentimentale nga çdo pengesë. Në planin financiar nuk do i keni punët
shumë mirë. Do tregoheni të pamatur dhe kjo do iu sjellë mjaft
probleme.

UJORI
Ata që janë në çift do kalojnë një ditë të bukur dhe mjaft dinamike.
Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Në planin financiar
do kryeni transaksione të rëndësishme të cilat do ua përmirësojnë së
tepërmi buxhetin.

PESHQIT
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Edhe pse
nuk do keni probleme të mëdha gjithsesi duhet pasur kujdes. Financat
do të tronditen pak nga disa shpenzime që do iu duhet të bëni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular