BallinaKryesoreVota e deputetëve të O-pozitës duhet të ishte kundër zgjedhjeve moniste dhe...

Vota e deputetëve të O-pozitës duhet të ishte kundër zgjedhjeve moniste dhe instalimit të diktaturës

Nga Lefter Konstenja (Geshtenja)

Kurrë skam dashur të flas për këtë O #pozitën e re të Ramës, me veprimin e djeshëm detyrohem të shkruaj diçka.
Janë plot e përplot 25 kokrra deputetësh të o-pozitës së re në Parlament që dje bashkuan votat me pozitën e vjetër, për të miratuar rezolutën që dënonte vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Kurrë më parë në historinë tonë pluraliste 30 vjeçare nuk kishte ndodhur një gjë e tillë, që opozita të mbështesë në bllok, të votojë kundër interesit të saj, një rezolutë të pozitës(mazhorancës).
Megjithëse nuk duhet të çuditemi shumë, pasi po ti dëgjoje dje pothuajse të gjithë deputetët e opozitës së re që ligjëruan flisnin kundër PD dhe LSI, a thua ishin deputetë të rilindjes, duke harruar që kishin deklaruar më parë që ishin përfaqësues të këtyre forcave(PD LSI) kjo për të qarë e për të qeshur🤣🤣. Personalisht nuk dua të besoj që pazari ka qenë i lartë, por nuk po gjej arsye çfarë i shtyu këta përfaqësuesit e o-pozitës së re të votojnë pro pozitës???
Për më tepër kush na i bind dhe u shpjegon ndërkombëtarë që parlamenti është funksional dhe pluralist, kurrsesi nuk mund të ndodh kështu në vëndet e tyre, pasi besoj ky duhet të jetë rast unikal, i pranuar dje edhe nga vetë përfaqësuesit e pozitës.
Nuk ka shqiptar që të besoj që vota e djeshme ishte votë kundër Ilir Metës, vota e djeshme duhet te ishte votë për moslejimin e votimeve moniste, duhet të ishte votë kundër istalimit të diktaturës në Shqipëri.
Nëse dikush e lexon votë kundër Metës gabon, pasi vetë rilindja e propozoi dhe e votoi me plot 88 vota, kurrë se kam parë dhe nuk e shoh Ilir Metaj president si përfaqësues të opozitës.
Çdo shqiptar tashmë e ka të qartë se më 30 qershor nuk do të ketë as zgjedhje e as votime.
Është koha për të vazhduar në kauzën tonë, për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër.
#ShqipëriaSiEuropa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular