BallinaAktualitet'Landfilli antikushtetues i ri i Shqipërisë'/ Shehu - kolegëve të opozitës së...

‘Landfilli antikushtetues i ri i Shqipërisë’/ Shehu – kolegëve të opozitës së re: Ikni sa më shpejt…

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu, teksa komenton situatën politike në vend, përmes një fotoje të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, e quan Kuvendin e Republikës si një “Landfill antikushtetues”.

Sipas tij, deputetët që janë sot pjesë e Kuvendit të Republikës po shkaktojnë dëm të madh demokracisë. Në fund Tritan Shehu thotë se është koha për reflektim pa vonesë, për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë.

“Landfilli” antikushtetues i ri i Shqiperise. Eshte momenti i fundit per te gjithe ata qe jane, si dhe per grupin e 42 ”pupaceve”, qe i kane futur si “ceten” e “40 Hajduteve te Ali Babait”, te braktisin kete ngrehine sa me shpejt.

Boll deme i kane krijuar deri me tashti demokracise shqiptare qofte dhe duke ndejtur aty, pavaresisht disa retorikave apo votimeve te pilotuara. Neser do te jete teper vone per te rivendosur dinjitetin e tyre tashme te komprometuar, si per dhe per nje mundesi tjeter kontributive ne zhvillimet e ardheshme.
Eshte koha e fundit per reflektim e veprim!”, shkruan Shehu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular