BallinaAktualitetSandër Lleshaj: Presidenti e shpërndan Kuvendin vetëm po u përmbys bota

Sandër Lleshaj: Presidenti e shpërndan Kuvendin vetëm po u përmbys bota

Prej ditësh tashmë kemi një ‘luftë institucionale’ mes Presidentit të Republikës, qeverisë dhe Kuvendit përsa i përket kompetencave kushtetuese të kreut të shtetit. Dekreti për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore hapi një debat të ri në skenën politike. Ky debat u shfaq edhe të enjten në Parlament ku u votua me 100 vota pro rezoluta e cila shprehej kundër aktit të Presidentit dhe i bën atij thirrje për reflektim. Nga ana tjetër Ilir Meta është shprehur se dekreti mbetet në fuqi dhe se zgjedhjet do të zhvillohen kur ai të shpallë një datë tjetër. Vendimi i kreut të shtetit Meta është quajtur si tepër radikal nga ata që e kanë komentuar, si politikanë, juristë dhe analistë. Madje një ide e re që ka ‘dalë në skenë’ është ajo se Presidenti mund të arrijë deri aty sa të shpërndajë edhe Parlamentin. Vetë Meta nuk e ka përmendur këtë, madje i pyetur nëse ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë nuk e ka komentuar por ka vazhduar të bëjë apel për zgjidhjen e krizës.

Në një intervistë televizive, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka folur mbi mundësinë e Presidentit për të shpërndarë Parlamentin dhe mbi vendimin që ky i fundit votoi të dielën. Ait thotë se mungojnë hapësirat ligjore por madje dhe logjike që të mendohet shpërndarja e Parlamentit nga Presidenti. Lleshaj theksoi se vetë kreu i shtetit zgjidhet nga Parlamenti dhe prej tij e merr fuqinë. Ministri i Brendshëm shkon deri aty sa thotë se shpërndarja e Parlamentit mund të ndodhë vetëm nëse përmbyset bota.

“Nuk besoj se mund të kishte hapësirë ligjore, as Kushtetuese por as logjike që Presidenti që është zgjedhur nga ky Parlament të tentojë të shpërndajë një Parlament ndaj të cilit nuk ka asnjë tagër për arsye se për shkak të Republikës sonë Parlamentare presidenti është I dal prej këtij Parlamenti dhe nuk mund të përmbyset bota. Sepse nëse presidenti do t’i lejonte vetes të zhbënte organin prej të cilit I buron gjithë fuqia politike e Kushtetuese dhe institucionale do të thotë që të ishim në një situatë absurdi. Dhe besoj se pa u kthyer bota përmbys kjo nuk mund të ndodhi” tha Lleshaj.

Ai ka shtuar se Presidenti duhet të reflektojë tashmë që kundra tij votuan 100 deputetë të enjten në seancë plenare. Ky është një mesazh që vjen nga sovrani sipas Lleshajt. Megjithatë edhe vetë ministri nuk di se çfarë mund të ndodhë më tej

“Te enjten Ilir Meta humbi votëbesimin e Parlamentit prej nga ka dal dhe është zgjedhur. Dikur është zgjedhur me 87 vota dhe dje morri 100 vota kundër. Është një shenjë, një mesazh shumë I qartë që përfaqësuesi I sovranit, pra I popullit I jep Presidentit të Republikës si një shans reflektimi për të mos shkuar më tej në thyerjen e ligjit dhe shkeljes së Kushtetutës. Këtë shof unë si lajm themelor të djeshëm. Se çfarë do të bëhet më tej kjo është një çështje që meriton kohën e vetë” tha Ministri i Brendshëm.

Dje Presidenti Meta në një dalje për mediat komentoi votën e parlamentit kundër tij duke thënë se ai është zgjedhur President nga një Parlament legjitim dhe jo ky aktual, duke lënë të kuptohet se Parlamenti nuk është më një institucion i besueshëm pasi bojkotimit të opozitës. Meta gjithashtu ju drejtua dje kreut të KQZ me një kërkesë për tu informuar mbi numrin e saktë të deputetëve në parlament. Kujtojmë se Presidenti ka shprehur rezervat e tij mbi kushtetutshmërinë e zëvendësimit të deputetëve që bojkotuan parlamentin me deputetët e rinj që u futën nga listat. /Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular