BallinaKronikeDETAJET/Bie nga lartësia, ndërron jetë punonjësja vendore nënë e dy fëmijëve

DETAJET/Bie nga lartësia, ndërron jetë punonjësja vendore nënë e dy fëmijëve

Një punonjëse e njësisë administrative Vergo në Delvinë ka ndërruar jetën aksidentalisht pasi ka rënë nga një lartë.

Valentina Kotolloshi, 42-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke rregulluar një tub uji ne fshatin Vergo, kur ka rrëshqitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Për pasojë, ka marrë dëmtime në kokë dhe pjesë të trupit.

Për shkak të plagëve, ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Sarandës. Aktualisht, po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular