BallinaKronikeDitëlindja e fundit/ Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja me 4 anëtarë

Ditëlindja e fundit/ Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja me 4 anëtarë

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmë në kryeqytet. Një makinë ku udhëtonte një familje me katër anëtarë dhe një i afërmi i tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare.

Për pasojë raportohet të kenë humbur katër anëtarë të familjes Biba. Babai, nëna dhe njëra nga vajzat gjetën vdekjen e menjehershme, ndërsa vajza tjetër humbi jetën pak minuta pas tyre në spital. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit A. A, i afërm i familjes Biba.

Mësohet se babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qënë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti.

Pas festës, rrugës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë ata janë përfshirë në aksident.

Paraprakisht thuhet se i afërmi i tyre, që drejtonte mjetin udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Burime policore thonë se edhe i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular