BallinaKronikeE rëndë në Gjermani, shqiptari vret gruan me thikë në një park

E rëndë në Gjermani, shqiptari vret gruan me thikë në një park

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytezën Kunzell në Gjermani.

Një shqiptar 55 vjeç nga Kosova ka vrarë gruan e tij 52 vjeçe duke e goditur me thikë në një park të qytezës.

Siç raporton media lokal Hessenschau, gruaja e plagosur u dërgua menjëherë në spital, por nga plagët e marra nuk ka mundur t’i mbijetojë operimit.

Sipas policisë, 52-vjeçarja u qëlluar me thikë në parkingun e makinave të premten pasdite.

Ndërkaq, pas aktit makabër kosovari u gjet në makinën e tij pranë gruas së plagosur rëndë.

Ai u arrestua pa rezistencë, tha policia e Osthessen në një deklaratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular