Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel.
Një 43-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë.
Punëtori me inicialet M. Sh., ka qenë duke punuar në lartësi kur ka rënë nga skela dhe është plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe është futur në sallën e operacionit, por ka ndërruar jetë.
Burime nga policia thanë se 43-vjeçari kishte marrë plagë të rënda në trup.
Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.