BallinaKronikeHumb jetën punëtori në Lezhë, bie nga skela

Humb jetën punëtori në Lezhë, bie nga skela

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel.

Një 43-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë.

Punëtori me inicialet M. Sh., ka qenë duke punuar në lartësi kur ka rënë nga skela dhe është plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe është futur në sallën e operacionit, por ka ndërruar jetë.

Burime nga policia thanë se 43-vjeçari  kishte marrë plagë të rënda në trup.

Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular