Rama u shfaq sot në panik nga përgjimet e Bild: Skenar i prokurorit famëkeq

2
569

Kryeministri Edi Rama nuk e ka pritur aspak mirë informacionin se gazeta Bild do të publikojë 16 përgjime të reja për shit-blerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës. Nga qyteti i Pogradecit, ai shpërtheu ndaj prokurorit Besim Hajdarmataj, që sipas tij, ai ia ‘shiti’ dosjen 339 Partise Demokratike.

“Edhe përgjimet që dolën, dolën nga valixhja e mbyllur. Në vend që të hetoheshin dhe të ndëshkoheshin të gjitha ata që kanë apo s’kanë lidhje me çfarë thonë dhe nga sa pason në të vërtetë prova. Ai prokurori famëkeq i njohur si shërbëtor i familjes së Sali Berishës në vend që t’i hetohet dhe t’i çonte në gjykatë në bazë provash, kurrë nuk e bëri”, deklaroi Rama, që dukej i trembur.

Kryeministri për asnjë çast nuk e mohoi vërtetësinë e përgjimeve, veçse u mor me faktin që rivalët e tij politike, i kanë ‘eksportuar’ deri te BILD.

“Hapin valixhen, e nxjerrin përgjime, i hedhin në Gjermani dhe duan ta bëjnë për budalla popullin duke thënë i zbuloi Gjermania, në vend që hetimet të dalin këtu. Për ta drejtësia ka qenë gjithmonë një bisht i interesave të tyre familjare, partiake dhe asnjëherë një mekanizëm që duhet të funksionoj në rrugën e një vendi që bëhet shtet. Dhe sot duan përsëri që populli t’i hapë rrugë atyre siç dikush i hap rrugë budallait kur i shfaqet përballë”, theksoi Edi Rama.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: startnews.news/2019/06/16/rama-u-shfaq-sot-ne-panik-nga-pergjimet-e-bild-skenar-i-prokurorit-famekeq/ […]

Comments are closed.