BallinaAktualitetE kërcënoi me gjyq, gazetari i “Bild” i përgjigjet Ramës: Fyeva madhërinë...

E kërcënoi me gjyq, gazetari i “Bild” i përgjigjet Ramës: Fyeva madhërinë tuaj? Përgjimet janë reale

Gazetari Gjerman, Peter Tiede, i është përgjigjur kryeministri Rama, pasi ky i fundit paralajmëroi se do ta padiste në gjykatat gjermane

Tiede ka komentuar pikërisht në postimin e Kryeministrit në Tëitter, duke shkruar se përgjimet janë të vërteta.

Reagimin e Ramës për padi në gjykatat gjermane, gazetari e komenton si konfirmim se gjykatat në Shqipëri nuk funksionojnë.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat…”, shkruan ai.

Rama-tw-1-1

******

Gazetari gjermane Peter Tiede, autor i përgjimeve për blerjen e votave në Qarkun e Durrësit dhe së fundmi në Dibër, shkruan se Kryeministri Edi Rama nuk ka dëgjuar ende për drejtësi të pavarur.

Meqë është në Londër, shkruan ai, kryeministri i Shqipërisë ka rastin të mësojë për prokurorët e pavarur dhe gjykatat funksionale.

“Natyrisht, kreu i qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur: Tani Rama i kërkon prokurorit që të hetojë. Meqë ai është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, për prokurorët e pavarur dhe gjykatat reale dhe funksionale”, shkruan gazetari në rrjetin social.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular