BallinaAktualitetKush janë Arben Keshi dhe Bekim Krashi, zyrtaret që u ngritën në...

Kush janë Arben Keshi dhe Bekim Krashi, zyrtaret që u ngritën në karrierë pas zgjedhjeve lokale në Dibër

spot_img
spot_img

Arben Keshi, aktualisht shef i sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Dibrës, është njeriu kryesor në përgjimet e publikuara së fundmi nga gazeta gjermane “Bild”, ku flitet gjerësisht për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të shtatorit 2016 për kryetarin e ri të Bashkisë së Dibrës.

Kush është Arben Keshi?

Pas zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Dibrës në shtator 2016, Arben Keshi, është emëruar shef komisariati në Bulqizë.

Kryeministri Edi Rama tha sot se Keshi nuk ka qenë shef policie në periudhën kur është përgjuar.

“AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.

Megjithatë, pas zgjedhjeve lokale të Dibrës, Keshi ka ngjitur shkallët e karrierës në policinë lokale.

Detyrat që ka mbajtur Arben Keshi vit pas viti:

Në 2011, inspektor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
2011-2013, kryetar i PS-së së Maqellarës dhe kandidat për kryetar komune.
2013- I katërti në listën e deputetëve të PS-së për Qarkun e Dibrës
2013 e në vijim- drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Parregullt në Shqipëri
2016- I papunë përkohësisht. Zgjidhet anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Pas zgjedhjeve të pjesshme lokale për kryetarin e ri të bashkisë së Dibrës, Keshi emërohet shef komisariati në Bulqizë.

Aktualisht, ai është shef i sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Dibrës.

Zgjedhjet e parakohshme në Dibër u zhvilluan më 11 shtator të vitit 2016, pas shkarkimit të kryebashkiakut Shukri Xhelili, i cili u përfshi në një skandal seksual. Partia Socialiste fitoi me mbi 4 mijë vota me kandidatin e saj Muharrem Rama duke thelluar rezultatin e mëparshëm.

Emrat e tjerë në përgjime:

Drini Gjeçi, ish-drejtuesi arsimi, aktualisht mësues në Dibër.

Bekim Krashi, përgjegjësi i OShE në Dibër dhe vazhdon aktualisht në këtë funksion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular