Në përgjimi numër 12 të publikuar nga ‘BILD’ është biseda e kreut të Drejtorisë Arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi, i cili telefonon drejtorin e Shkollës së Reçit, Reshat Elezaj pasi ia kërkoi Pjerin Ndreu.
Duke zbatuar urdhrat e Ndreut, Gjeçi e kërcënon Elezajn duke i thënë se duhet të votojë haptas në qendrën e votimit për PS ai dhe familja, ndryshe duhet të kërkojë për një punë tjetër.
Ndërkohë, nën kërcënim, Elezaj i thotë se do të bëjë atë që i thonë socialistët.