Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017
Në përgjimin e 9 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe shefit të komisariatit të Kamzës Sali Skura.
Skura telefonon Arben Keshin dhe e pyet se si është situata.
Ai veçanërisht interesohet për Maqellarën, si zonë e madhe që është.
Keshi e pyet Skurën nëse kanë ardhur shumë njerëz nga Tirana në Dibër dhe i thotë se kanë bllokuar autobusët e PD-së që janë nisur nga Tirana.