BallinaAktualitetÇollaku: Prej 24 orësh mercenaret e Sander Lleshajt në formacione lufte, po...

Çollaku: Prej 24 orësh mercenaret e Sander Lleshajt në formacione lufte, po terrorizojnë Matin

Nga Kreshnik Çollaku

Prej 24 orësh mercenaret e Sander Lleshaj ne formacione lufte, po terrorizojnë Matin.

Subjekt i këtij terrori janë te moshuar, gra e  fëmijë.
Mbi 30 qytetare matjane janë ndaluar dhe torturuar nga bandat e veshura me uniforme FNSH.
Ky përveçse një sjellje tërësisht jo ligjore është një akt paburrërie.
Është paburrëri qe inatin e baballarëve qe i telendisen ne mes te ditës mercenaret e Lleshit tua nxjerrin grave e fëmijëve.
Mercenaret e Lleshaj me uniforma FNSH ne Mat duhet ta dine se matjanet as nuk i harrojnë e as nuk i falin këto akte.
Mercenaret me uniforma FNSH, duhet brenda 24 ore te largohen nga Mati.
Ne te kundërt do te konsiderohen jo me si forca te ligjit por si krah i armatosur ne shërbim te një Grushti Shteti.
Çdo akt dhune e terrori me Mat, nga mercenaret me uniformë FNSH, do te konsiderohet akt terrorist dhe do te marre pergjigjen e merituar nga qytetaret e demokratet e Matit.
Ftoj punonjësit e policisë te Komisariatit te Matit, te respektojnë ne mënyrë qytetare ligjin dhe te distancohen nga bandat e Sander Lleshaj ne uniforma FNSH.
Drejtësi një dite do te behet, asgjë nuk do te harrohet, asgjë nuk do te tolerohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular