BallinaAktualitetBasha: Ejani nesër në protestën më të madhe dhe më paqësore. Do...

Basha: Ejani nesër në protestën më të madhe dhe më paqësore. Do jem me familjen dhe dy vajzat e mia

Në një postim të tijin në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha fton qytetarët shqiptarë në protestën e nesërme të opozitës së bashkuar.

“Regjimi i Ramës ka mbaruar! Shqiptarë, mos dëgjoni veglat qorre të Ramës në Klan dhe TCH. Dilni në protestë me familjen. Unë do të jem me gruan dhe dy vajzat e mia”, shkruan lideri i opozitës. Më tej, kreu i selisë blu shton se, më 30 qershor nuk do t[ë ketë zgjedhje dhe se, një proces farsë nuk e njeh askush.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Regjimi i Ramës ka mbaruar! Shqiptarë, mos dëgjoni veglat qorre të Ramës në Klan dhe TCH. Dilni në protestë me familjen. Unë do të jem me gruan dhe dy vajzat e mia.Në 30 Qershor nuk ka zgjedhje! Procesi farsë nuk do të njihet nga askush.

Ejani masivisht në protestë!

Bota ka nevojë të shohë kontrastin midis bandës që është ekspozuar në sytë e të gjithë Perëndimit dhe një populli europian, që lufton për vlerat themelore europiane të zgjedhjeve të lira, të drejtesisë së pavarur dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë të kriminelëve dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. #ShqipëriaSiEuropa #21Qershor”, shkruan Basha në postimin e tij.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular