BallinaAktualitetFOTOT/ Sot protest e opozitës, policia merr masat. Ja si po "blindohen"...

FOTOT/ Sot protest e opozitës, policia merr masat. Ja si po “blindohen” Kryeministria dhe Kuvendi

Opozita e bashkuar, sikurse ka lajmëruar, do të mblidhet sot pasdite në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke zhvilluar kështu protestën e 9-të kombëtare.

Sikurse dhe në protestat e kaluara, edhe në marshimin e sotëm, kërkesat e opozitës pritet të jenë po të njëjta, largimi kryeministrit Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Tubimi i opozitës vjen në një situatë tejet të tensionuar në vend, që është krijuar  pas daljes së përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, si dhe përplasjeve në disa KZAZ.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë dhunë në protestën e sotme dhe se në protestë do të jetë së bashku me gruan dhe dy vajzat.

Në protestën e sotme të opozitës, pritet të angazhohen rreth 1500 efektivë policie, për të siguruar mbarëvjatjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve.

Nderkohe jane marre masat per rrethimin me gardh metatik dhe tela me gjemba te Kuvendi dhe Kryeministria. Panorama

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular