BallinaTe tjeraGentian Zenelaj: Çdo ditë e mendoj të largohem nga Shqipëria, politika ka...

Gentian Zenelaj: Çdo ditë e mendoj të largohem nga Shqipëria, politika ka hyrë në çdo cep të jetës sonë

Aktori i njohur i humorit, aktualisht moderator i emisionit ‘Stop’ në tv Klan, Gentian Zenelaj e ka shprehur vazhdimisht hapur zhgënjimin e tij nga politika shqiptare.
Duke e cilësuar skandaloze, Zenelaj thotë se ajo ka hyrë tashmë në çdo pjesë të jetës sonë, e lejuar nga vetë shqiptarët.
“Politika ka hyrë në çdo pjesë të jetës sonë, edhe këtë e kemi lejuar vetë. Njerëzit detyrohen të shikojnë politikë në 80% të ekraneve, një politikë që për mua është është skandaloze”, tha aktori, i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report tv.
I pyetur nëse ka menduar të largohet nga Shqipëria, ai nuk nguron të tregojë se kjo ide i kalon çdo ditë në mendje.
“Çdo ditë e mendoj të largohem nga Shqipëria, por është e vështirë për mua pasi këtu kam krijuar gjithçka, kam familjen, miqtë dhe s’kam kohë të nis çdo gjë nga fillimi. E mendoj se Shqipëria është vendi më i papërshtatshëm për të jetuar si artist. Kush ka fatin të ketë një rrogë, minimale e mesatare, nuk ka as shpërblime, por është shumë e vështirë. Një aktor nuk jeton dot me 500 mijë lekë se ka punë shumë të vështirë, tani jo më të vështirë se minatori, sepse as ai me këtë rrogë e ka të pamundur. Nëse do më jepej mundësia do zgjidhja Mynihyn, Vjenën edhe pse pak e ftohtë, Firencen jam dashuruar kur e kam parë. Ka pak a shumë stilin e Tiranës, ku brenda ditës mund ta shikosh edhe dy herë të njëjtën fytyrë”, tha Zenelaj me humor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular