BallinaAktualitetOpozita shpërndan fletët e vërteta të votimit

Opozita shpërndan fletët e vërteta të votimit

Të rinj dhe mbështetës të opozitës po shpërndajnë tani fletushka, ku shkruhet Voto 184, Voto 339. Sipas Partisë Demokratike kjo ështē alternativa që Edi Rama u propozon shqiptarëve për të votuar që kur ka ardhur në pushtet, alternativën e bashkëqeverisjes me krimin, me të cilin është famtiar se ka vjedhur zgjedhjet. Në fletët që po shpërndajnë mbështetësit e opozitës, qytetarët ftohen të votojnë bandat kriminale, abdylajt, ymerlalat, Bablokun e krimit, dosjet 184 si dhe dosja 339. Shpërndarja e “fletëve të votimit” pak orë para protestës bëhet bashkë me ftesën që qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme kombëtare, pa dallime partiake. Mbështetësit e opozotês thonë se pjesëmarrja në protestë është vota e duhur kundër qeverisjes ilegjitime, është referendumi më i madh kundër ortakërisë së qeverisë me krimin e organizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular