Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri automjete edhe kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
Këtë ngjarje e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Klan Kosova: Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 17:00, aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim rruge në Skenderaj.
Të përfshira tri vetura civile ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar nëntë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Skënderaj, më pas jan derguar për në Spitalin Rajonal në Mitrovic.