BallinaAktualitetAmbasadori italian vizitë surprizë në zyrën e Bashës, një ditë pas protestës...

Ambasadori italian vizitë surprizë në zyrën e Bashës, një ditë pas protestës paqësore

Vetëm  një ditë pas protestës madhështore për nga masiviteti dhe qytetaria të opozitës, ambasadori italian ka braktisur pushimin e të dielës dhe ka bërë një vizitë surprizë, në zyrën e  Lulzim Basha.

Kryediplomati italian në Tiranë, Alberto Cutillo, është shfaqur i relaksuar këtë paradite në selinë e Partisë Demokratike, ku më pas ka nisur një takim të gjatë me liderin e PD-së, Lulzim Bashën.

Burimet thonë se pas zhvillimeve të fundit, tema e këtij takimi është diskutimi për një zgjidhje përfundimtare të krizës së thellë që ka kapluar vendin. Kreu i opozitës e kishte paralajmëruar që më herët, se nuk do të binte në kurthin e provokimeve dhe të planit të Edi Ramës për të shndërrua protesta e opozitës në të dhunshme.

Sipas informacioneve të shumta pas skandaleve të shumta dhe publikmit të përgjimeve të rënda të BILD, Rama po synon që të përdorë të vetmen alibi që i ka mbetur përpara kancelarive më të rëndësishme perëndimore, për të mbajtur karrigen e kryeministrit; opozita kërkon destabilizimin e vendit dhe përplasje civile.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular